Celibashi shpërndan mandatet, ja kujt i shkon mandati i koalicionit të Shabanit e Lapajt

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi bëri me dije se mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nga zgjedhjet e 11 majit i kalon Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt.

Në fjalën e tij, Celibashi ka sqaruar se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.

“Pretendimi se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi dhe është pranuar nga KQZ, nuk qëndron. Kodi parashikon që emrat dhe renditja e tyre nuk mund të ndryshojnë pas miratimit përfundimtar. Nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Si mundet një kandidat të tërhiqet në datën e zgjedhjeve apo një ditë pas? Nuk mund ta bëjë këtë. Për sa kohë KQZ nuk ka vendosur për të shpallur kandidatët fitues, është në të drejtën e çdo kandidati për të hequr dorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rastin konkret Kleana Xhuveli ka pohuar se do të marrë mandatin nëse do jetë rasti. E ka bërë këtë deklarim edhe Zeqir Kordhoni, por Xhuveli është renditur më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit”, u shpreh Celibashi.

Mandati i vetëm në Kuvend i koalicionit Shqipëria Bëhet shkaktoi përplasje në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?