Çelja e negociatave dhe fitorja e Trump në SHBA pritet të shkaktojnë debate në Kuvend

Zhvillimet më të fundit politike si në arenën ndërkombëtare, por edhe atë të brendshme pritet të shkaktojnë debate në punimet e sotme të Kuvendit të Shqipërisë.

Edhe në agjendën e seancës plenare janë parashkuar për diskutim dhe votim vetëm tre projektligje, nga të cilat dy janë ratifikime marrëveshjesh, mazhoranca dhe opozita pritet të përfshihen në debate jashtë rendit të ditës, ku në qendër të tyre do të jetë vendimi i një dite më parë i Komisionit Europian i cili rekomandoi çeljen e negociatave për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-së.

Mazhoranca pritet të shfrytëzojë ngjarjet e dy ditëve më parë, ku sipas saj, përfaqësuesit e opozitës, përveç Majlinda Bregut, në punimet e tryezës së 11-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE votuan kundër raportit që do ti dorëzohej KE-së, ku pika kryesore e tij ishte kërkesa për dhënie të rekomandimit të hapjes së negociatave me Brukselin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu një tjetër pikë e nxehtë e debatit të sotëm pritet të jetë dhe rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku demokratët do të lëshojnë një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama i cili sipas tyre, ka ndërhyrë në mënyrë diletante në fushatën e zgjedhjeve, duke sulmuar publikisht kandidatin republikan, tashmë President të SHBA-ve, Donald Trump, të cilin Rama e ka quajtur “kërcënim” jo vetëm për SHBA-të por edhe për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu situata e renduar nga reshjet e shiut ne vend qe ka shkaktuar permbytje ne disa zona, do te jene ne fokusin e debatit te sotem parlamentar.

Rendi i ditës i seancës së sotme plenare

Projektligj “Për performancën e energjisë së ndërtesave”. (votim me shumicë të thjeshtë)

Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Modernizimi i asistencës sociale”, të ratifikuar me ligjin nr. 84/2012”. (votim me shumicë absolute)

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”. (votim me shumicë absolute)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?