Çelja e negociatave/ Rama: Përgjigje për kazanin e broçkullave
Vlahutin i dorëzon Ramës progres-raportin e BE Kryeministri Rama nënvizoi sot se rekomandimi që KE i bëri Këshillit të Europës për çeljen e negociatave është meritë e reformave të thella që ka realizuar qeveria në këto tre vite. Sipas tij, marrja e statusit dhe rekomandimi për çeljen e negociatave janë arritjet më të mëdha të qeverisë që ai drejton. “Sot, dy vite pasi morëm statusin, vendi ynë pas 2 vitesh përpjekjesh të mëdha dhe bindëse, sapo ka marrë rekomandimin e KE për çeljen e negociatave për integrimin në BE.
Tre vite më parë dukej mision i pamundur brenda mandatit tonë, por axhenda jonë për të çuar përpara reforma të rënda dhe me kosto, ja ku na ka dhënë në drejtë dhe ndërkombëtarisht”.
Kryeministri theksoi se kjo arritje nuk u ndal as nga siç e cilesoi ai, “kazani i broçkullave”.
“Kazani broçkullave që zien përditë në mjedisin politikomediatik, ziente për kushtet që do i viheshin Shqipërisë, madje deri dhe kanabisi do ishte kusht për çeljen e negociatave. Por ata që për 3 vite rresht refuzuan çeljen e negociatave, por dy ditë më parë dolën hapur kundër hapjes së negociatave. Shqipëria sot e mori dhe pa kusht çeljen e negociatave dhe e vetmja pikë ku rekomandohet është që në tryezën për reformën në drejtësisë të zbatohet veçanërisht ligji për Vettingun.
E vetmja pikë, quajeni dhe kusht po të doni, po kjo është ecuria për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe veçanërisht, Vettingu. Kjo nuk do mend as kalem që kjo premisë, që kjo qeveri i ka vënë vetes në rrugën drejt BE ashtu sikundër kemi kryer të gjithë detyrat e BE është jo se na i kërkon Brukseli, por se ua kemi borxh fëmijëve tanë”
KOHA JONË SONDAZH

