Çelje e negociatave? Mesazhin për Shqipërinë, Tusk e dha në Maqedoninë e Veriut
Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, këtë të martë pati një agjendë të ngjeshur me takime në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Tusk erdhi në Tiranë dhe dha një mesazh, i cili nuk ishte shumë i qartë, pasi nuk u kuptua qartësisht nëse ka ndonjë sinjale pozitive për hapjen e negociatave më 18 tetor.
Të lexosh sinjalet e gjuhës diplomatike, situata ngjan pak më ndryshe me takimin e parë të Presidentit të Këshillit të Europës, i cili është në fund të mandatit të tij. Mëngjesin e kësaj të marte, Tusk nisi takimet në Maqedoninë e Veriut, ku pas takimit me kryeministrin Zaev, shkroi në Twitter këtë mesazh.
”Shkupi është vendi më i mirë i mundshëm ku do të dëshiroja t’u bëj thirrje udhëheqësve të Bashkimit Europian: Tani ju bëni pjesën tuaj. Sepse Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë pjesën e saj”. Mesazhi është i prerë. Maqedonia i ka bërë detyrat, tani kryetarët e shteteve të BE-së duhet të marrin përgjegjësi.
Skopje is the best possible place where I would like to appeal to the leaders of the European Union: Now you do your share. Because North Macedonia has already done its share. #EUAccessionTalkshttps://t.co/aWczc64ZqR pic.twitter.com/26rKDfOJWa
— Charles Michel (@eucopresident) September 17, 2019
Kurse në Tiranë, pas takimit me kryeministrin Rama, Tusk shkroi këtë mesazh. ”Pranimi i Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Europës. Sepse Europa nuk do të jetë e qendrueshme dhe e sigurtë pa integrimin e të gjithë Ballkanit në BE. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë të përbashkët”. Kryeministri Edi Rama preferoi që komentet për çështjet e integrimit t’ja linte Presidentit të Këshillit Europian por u ndal në respektin e ofruar nga shteti shqiptar për Donald Tusk, një mbështetës i Shqipërisë.
Albania’s accession to the EU is in the best interest of the whole of Europe. Because there will be no stable and safe Europe without the integration of all the Balkans in the EU. What is at stake is our common future.https://t.co/hghHkZH9ow pic.twitter.com/yW3gfBAKiu
— Charles Michel (@eucopresident) September 17, 2019
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk gjatë takimit me kreun e qeverisë, Edi Rama u kujdes të përcillte mesazhin se Shqipëria nuk e meriton të diferencohet nga vëndet e tjera dhe duhet të trajtohen nga Europa me respekt. ”Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe sipas meritave të veta ashtu si janë trajtuar dhe vendet e tjera dhe trajtohen vendet tjera të rajonit, të cilët ndajnë me ju objektivin e të bërit, pra e të qenit vend anëtare në BE. Në takimin e sotëm ne diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit krimit të organizuar, pra për sundimin e ligjit. Për fiksim apo opsesion në Bashkimin Europian për sundimin e ligjit dhe madje do të shtoja dhe dy elementë të tjerë si marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me pajtimet është pjesë e ADN tonë dhe ka për të qenë dhe ka për të vazhduar të jetë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar. Kjo do të thotë se askush nuk po i bën askujt ndonjë nder”.
KOHA JONË SONDAZH

