Ceremonia e 109 vjetorit të ngritjes së flamurit në Tiranë, Balla: Patriotët ndryshuan rrjedhën e historisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të ditës së ngritjes së flamurit në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se 26.XI.1912, në sheshin përpara Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, u ngrit flamuri i Pavarësisë nga patriotët e Tiranës.

Sipas Ballës, si sot 109 vite më parë, kur forcat serbe po i afroheshin Krujës, Durrësit dhe Tiranës, atdhetarët e Tiranës nderuan historinë e kryeqytetit të ardhshëm shqiptar, duke iu bashkuar arkitektit të PAVARËSISË Ismail Qemal Bej Vlorës, në projektin që më pas do të shënonte ditën e lindjes së shtetit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë :

Swiss Digital Mobile Reklama

26.XI.1912, në sheshin përpara Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, u ngrit flamuri i Pavarësisë nga patriotët e Tiranës. Si sot 109 vite më parë, kur forcat serbe po i afroheshin Krujës, Durrësit dhe Tiranës, atdhetarë e Tiranës nderuan historinë e kryeqytetit të ardhshëm shqiptar, duke iu bashkuar arkitektit të PAVARËSISË👐🏼 Ismail Qemal Bej Vlorës, në projektin që më pas do të shënonte ditën e lindjes së shtetit shqiptar.

Më 25 Nëntor, një ditë përpara çastit që do shënonte ngritjen e flamurit, qyteti i Tiranës po kalonte momentet më dramatike të tij. Ushtritë serbe kishin arritur të shtinin në dorë Krujën dhe me padurim donin të shtinin në dorë edhe Tiranën. Por, patriotët e Tiranës ndryshuan rrjedhën e historisë si një shembull i jashtëzakonshëm i qëndresës dhe dëshirës për pavarësim e mëvetësi. Anëtarët e Këshillit të Tiranës u mblodhën menjëherë, pa humbur kohë, më 26 Nëntor të vitit 1912 për të shpallur vetëqeverisjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?