Ceremonia e kurorëzimit, mbreti Charles III mbërrin me karrocë të larë me ar. Rrugët e Londrës mbushen plot me njerëz

Britanikët, por jo vetëm i dhanë fund pritjes për ditën e madhe të kurorëzimit të monarkut Charles III. 6 maji është padyshim një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për britanikët, pasi vëmendja dhe sytë e të gjithëve do të jenë te monarku.

Në qendër të gjithçkaje do të jetë Mbreti Charles III, me sytë e botës mbi të.

Në krah të tij do të jetë Camilla, bashkëshortja e mbretit të cilën së shpejti do të fillojmë ta përshkruajmë si Mbretëresha Camilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurorëzimi i nënës së Charles në vitin 1953, e ndjera Elizabeth II, ishte kurorëzimi i parë i Mbretërisë së Bashkuar që u shfaq në TV. Pjesëmarrës do të jetë kreu i shtetit, Bajram Begaj, por edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilët do të jenë krah me liderët botërorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?