Ceremonia e rihapjes së Notre Dame, Edi Rama mes liderëve botërorë të ftuar nga Macron
Në Paris është mbajtur mbrëmjen e sotme ceremonia e hapjes së katedrales Notre Dame, një prej simboleve të kryeqytetit francez dhe të krishterimit botëror.
Të pranishëm në ceremoni ishin 1500 të ftuar nga e gjithë Bota, mes të cilëve edhe Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Princi i Uellsit.
Gjithashtu në ceremoninë e zhvilluar në mjedisin e brendshëm të katedrales, për shkak të kushteve atmosferike ishte edhe Kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook momente nga kjo ceremoni e veçantë.
“Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan Rama.
Presidenti francez, Macron duke iu drejtuar të pranishmëve tha se me rindërtimin e Notre-Dame rizbuluam atë që kombet e mëdha mund të bënin: të arrinin të pamundurën.
“Për 5 vjet çdo burrë, çdo grua që punoi këtu, çdo gjest nga çdo cep i largët i botës ishte i nevojshëm”, tha Macron.