Çështja “Beleri”, kryeministri grek Mitsotakis: Përmbys progresin e arritur, i mohohet e drejta e betimit

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka folur për çështjen “Beleri”. Sipas kreut të qeverisë greke, burgimi i Fredi Belerit hedh hije mbi marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe përmbys progresin që janë arritur katër vitet e mëparshme.

“Jam i shqetësuar nga fakti jo vetëm i burgosjes, por madje edhe sot, Shqipëria i mohon një kryetari bashkie të drejtën të betohet. Ia kam raportuar këtë udhëheqjes shqiptare dhe nuk ndërhyj me drejtësinë shqiptare, por kjo është një shkelje e shtetit ligjor dhe krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet dypalëshe që do të ndikojë më gjerë në përpjekjet e Shqipërisë për t’iu afruar BE-së”, tha Mitsotakis sipas asaj që shkruan Kathimerini.

Mitsotakis u shpreh se do të vazhdojë ta ngrejë çështjen në nivel europian dhe tek kryeministri Edi Rama personalisht. “Nuk do të ndaloj së ngritur këtë çështje në nivel europian dhe tek vetë Rama personalisht”, tha Mitsotakis.

SHKARKO APP