“Çështja Dvorani”, Manjani: Histori e vdekur, po merr lekë kot nga shteti

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, për çështjen ”Dvorani” thotë se nuk ka më asgjë për t’u disktuar, atij i ka mbaruar mandati. Sipas Manjanit, e vetmja gjë që duhet të bëjë Këshilli i Lartë Gjyqësor është që t’i ndërpresë rrogën anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranit dhe t’i marrë çelësat e zyrës.

”Është shumë e thjeshtë, Këshillit të Lartë Gjyqësor i kërkohet që të deklarojë mbarimin apo jo të mandatit të Dvoranit. Këtë gjë Gjykata e Lartë e ka vendosur që në 16 janar 2014. Tani është fjala kush do t’i mrrë dosjet e këtij, kaq i kërkohet KLGJ-së. Kjo është histori e vdekur nga ana ligjore. KLGJ nuk ka punë të shprehet për mandatin e vdekur në Dvoranit. Është zhdukur mandati i tij ka mbaruar. Diskutimi është si ky njëri ka dalë nga dera e Gjykatës së Lartë. Ky mbeti i vetëm për të mbajtur derën hapur, se s’kishte gjë në dorë. Sot ka të rinj që mund ta mbajnë derën hapur. Ky nuk eksizton më, i merr çelsat, dosjet, i merr rrogën”,-tha në ”Abcnews”.

Nga ana tjetër, Manjani shton se nuk ka pse të merren për bazë ato që thotë Euralius apo USAID, pasi sipas tij, Shqipëria ka mjaftueshëm ekspertë. ”A të kthehem edhe unë ministër, a ma jepni dhe mua rrogëm prapë? Euralius, Usaid, ky është budallik me okë. Ky muhabet nuk ka më ku të rrijë. Ç’punë kanë këta. Ka shumë ekspertë shqipëria. Ta provojë KLGJ t’ia ndërpresë rrogën dhe të shkojë Dvorani në gjyq ta kërkojë prapë rrogën. Ta bëjnë si gjithë të tjerë. ky është pisllik, nuk ka logjikë ku të rrijë. As logjika e banditëve nuk funksionon kështu”.

Çfarë e mbajti zotin Dvorani dhe çfarë po e mban tani?

Mendoj që nëse ka një diskutim moral, etik sigurisht Dvorani është defiçitar. Nuk e justifikon dot që ka ndenjur 6 vite e tre muaj në punë pasi i ka mbaruar mandati. Logjika është farë e thjeshtë. Të gjithë kolegët e tij ikën dhe e dorëzuan mandatin. Ky nuk është debat. Dil nga zyra o vëlla.

SHKARKO APP