Çështja e Detit. Lisen Bashkurti tregon se çfarë do të çojnë palët në Hagë dhe çfarë ndodh pas saj

Diplomati Lisien Bashkurti e ka konsideruar dështim të diplomacisë shqiptare dhe asaj greke mosarritjen e një marrëveshje kompromisi për çështjen e detit. Sipas tij, arritja e kompromisit do të ishte gjëja më pozitive për të dy palët.

“Procesi ka nisur prej 11 vjetësh me vullnetin politik të të dy palëve për të përcaktuar hapësirat detare mes dy vendeve. Ky proces prodhoi një produkt në 2008-ën, që u rrërzua nga Gjykata Kushtetuese në 2009-ën, e cila deklaroi se është shkelur parimi themelor dhe janë cenuar interesat kombëtare të vendit. Pas 2013-ës janë riaktivizuar sërish dosjet dhe pala shqiptare ka ngritur një grup negociator dhe siç duket diplomacia ka dështuar. Nga pikëpamja diplomatike nuk është arritur një marrëveshje e negociuar mes dy palëve. Kjo do të ishte mënyra më e mirë. Ky është kompromis i madh. Të dy palët kanë dështuar, nuk arritën marrëveshjen e kompromisit që do të ishte më pozitive”, tha Bashkurti.

Bashkurti shpjegon se të dy palët do të çojnë në Hagë pikat ku nuk bien dakord dhe pas kësaj Gjykata ngre grupin e punës, i cili pasi kryen verifikimet në terren i paraqet opsionet Gjykatës ndërkombëtare, e cila ndërmerr vendimin final.

“Pa dakordimin e palëve nuk mund të shkojë çështja në Hagë. Marrëveshja e përbashkët me dy projekte alternative është e mosdakordimeve, që përcakton pikat ku palët nuk bien dakord. Gjykata e Hagës që pranon palët në proces nuk gjykon çështje jashtë pikave të mosdakordimit. Vetëm çështjet e marrëveshjes mosdakorduese bëhen pjesë e gjykimit. Gjykata ngre grupin e ekspertëve për problemin dhe grupi i ekspertizës, pasi shkel në terren ia paraqet opsionin e tij gjykatës ndërkombëtare dhe ndërmerr vendimin final”.

Për Bashkurtin çështja e detit me Greqinë duhet të zgjidhet sa më shpejt sepse ka pasoja ekonomike për të dy vendet.

“Zonat ekskluzive ekonomike janë objekt i ndarjes që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e Shelfit Kontinental ndhe shfrytëzimin e resurve natyrore ujore. Çështja duhet të shkojë drejt zgjidhjes sepse është dëm i madh ekonomik për të dy vendet”- thekson diplomati.

Sa i përket ligjit të luftës në Greqi, Bashkurti thekson se juridikisht ky dekret vazhdon të jetë në fuqi për aq kohë sa parlamenti nuk e ka çdekretuar atë.

“Ligji i luftës është dekret i mbretit në 1920 kur forcat italiane sulmuan Greqinë. Përsa kohë mbretëria ka rënë parlamenti nuk e ka zhvlerësuar atë. Deri tani pala greke nuk e ka shfuqizuar këtë dekret, që ka edhe efekte. Juridikisht ky dekret vazhdon të jetë në fuqi për aq kohë sa parlamenti nuk e ka çdekretuar. Është pengesë juridike për çdo individ të komunitetit çam që do të kërkonte pronat e veta”.

SHKARKO APP