Çfarë na pret në 5 vitet e ardhshme? Bill Gates bën parashikimet “bombë”

Çfarë do të ndodh në këto 5 vitet e ardhshme në botë? Bill Gates thotë se në periudhën afatshkurtër një të ardhme të ndërlikuar, përballë situatës aktuale të krijuar nga lufta në Ukrainë dhe nga pasojat që ka lënë pandemia e Covid-19 në nivelin ekonomik.

“Pesë vite të komplikuara janë përpara sepse kemi borxhet e pandemisë, kemi luftën në Ukrainë dhe cikli ekonomik po ndryshon”, u shpreh Gates. Për të gjatë periudhës së pandemisë, deri në 95% e kërkimeve në internet kishin të bënin me teori konspirative në lidhje me Covid-19.

Objektivat më imediate të fondacionit të drejtuar prej tij për 25 vitet e ardhshme, sipas vetë Gates, do të jenë studimi i sëmundjeve infektive, por edhe atyre sëmundjeve që shkaktojnë pabarazi në nivel global. “Pas shtatë vjetësh, bota nuk është në rrugën e duhur për të arritur qëllimet”.

SHKARKO APP