Çfarë pisash!
Si rregull në një shoqeri demokratike duhen debate, polematika, paraqitje platforme dhe programi sejcila parti e rëndësishme. Edhe në televizione kështu duhet dhe më pas zgjedhin votuesit.
Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga dita e zgjedhjeve, në ekranet televizive vihet re mungesa e ballafaqimit të ideve dhe programeve të partive politike. Debati i mirëfilltë politik ka munguar dhe ai është zëvëndësuar nga rreshtimi i analistëve të njerit apo tjetrit krah, përballë, në studiot televizive. As liderët Rama, Meta, Basha, Blushi, Idrizi nuk po dalin në debate të tilla sepse nuk duan PS e PD. Mëgjithatë, disa debate sporadike mes kampeve politike janë zhvilluar. Mbrëmë, në një studio TV ishin përballë njera-tjetrës Elona Gjebrea e PS dhe Grida Duma e PD, të dyja kandidate në Tiranë. Debate të ngjashme janë zhvilluar mes politikanëve si Gerti Bogdani apo Fatmir Mediu nga njeri krah dhe Blerina Gjylameti apo Ervin Bushati në krahun tjetër. Ajo që bie në sy, shkruan edhe Express, se në këto debate është mungesa e pranisë së përfaqësuesve të partive të tjera. Moderatorja e një emisioni politik tha se të dy partitë, PS e PD, kanë rënë dakord që përballjet e vogla t’i realizojnë vetëm ndërmjet tyre dhe të mos pranojnë parti të tjera. Sidomos nuk duan të kenë përballë LSI. Të dyja shtabet elektorale të PD dhe PS kërkojnë me insistim që pranojmë debate televizive sporadike, por me kushtim të mos jetë LSI. Bile as PDIU dhe LIBRA nuk i duan.
“Të dy kampet ranë dakord në parim për një debat për Tiranën, por në momentin që u komunikova se në panel do të jenë edhe një përfaqësues i LSI dhe i PDIU, nga të dy kampet me thanë që refuzonin të merrnin pjesë në këtë debat”, tha gazetarja e njohur. Në fillim hezituan dhe thanë të pyesim se mund të vijmë, por na duhet leje nga shefat tanë (pra nga PS dhe PD). Dhe më vonë morën në telefon se vijmë me kushtin që të mos jetë, sidomos LSI.
Efektet e pazarit Rama-Basha po duken përditë.
Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë programet dhe mendimet e PS, LSI, PD, LIBRA dhe PDIU. Në të kundërt, siç po veprojnë Rama dhe Basha, ka nevojë që populli ti ndëshkojë me votë me 25 qershor.
A.M.
(Marre nga www.albanianews1.al)