Choutis: Agjendat e ndryshme mund të dëmtojnë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë

 

Zv/ministri i Jashtëm grek Nikolaos Choutis tha se Shqipëria dhe Greqia kanë axhenda të ndryshme të cilat mund të dëmtojnë të ardhmen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Deklarata e diplomatit grek u bë gjatë samitit të krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë, samit në të cilin Greqia duhej të përfaqësohej nga Kryeministri grek Aleksis Tsipras.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Praktikat e dala mode nacionaliste nuk duhet të kenë vend në Evropën Juglindore e cila do të integrohet plotësisht në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor përben qëllim strategjik që do të kontribuojë në konsolidimin e paqes, zhvillimit dhe qendrueshmërisë se Rajonit.

Siç e dini vendi im ka punuar sistematikisht dhe në mënyrë intensive për promovimin e objektivave tona të përbashkëta dhe duke mirëmbajtur përkushtimin integrues europian të perspektivës rajonale. 

Natyrisht ka perspektiva të ndryshme dhe axhenda te ndryshme për çështje të ndryshme të cilat dhe mund të dëmtojnë të ardhmen e bashkëpunimit tonë.

Në kontekstin e bashkëpunimit rajonal ajo që ka rëndësi janë interesat tona të përbashkëta. Ne mund t’i kapërcejmë dallimet tona duke kapitalizuar mbi çka na bashkon”, u shpreh Choutis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?