Cilat janë Premtimet e kandidatëve për Dibrën (VIDEO)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=KaKee29_hrY&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Kur nga zgjedhjet per Bashkinë e Dibrës na ndajnë vetëm 3 jave kandidatet kane artikuluar premtimet e para elektorale.

Sherefedin Shehu, i cili është kandidatit qe gëzon mbështetjen e opozitës, ka deklaruar gjate nje takimi me tregtaret e Peshkopisë se puna e pare e tij nëse fiton, do te jete ulja e taksave.S

Swiss Digital Desktop Reklama

Sherefedin Shehu; Unë jam për taksa të ulëta sepse ajo është e vetmja mënyrë për ju që te siguroni jetesën dhe këtë kam kërkuar deri tani. Taksat e ulëta ne këtë e kemi edhe filozofi partie, jo vetëm unë si individ. Unë jam përpjekur me punën time në parlamentit që t’i ulim por keta nuk dëgjojnë vendosja e taksa ka një logjikë. Në qoftë se do të fitosh, do të japësh aq sa ka logjikë që edhe të fitosh diçka . Për ne kryesorja është që ti këtu në këtë dyqan të marrësh veten, kjo është kryesorja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndersa kandidati i mazhorances Muharem Rama, gjate nje takimi me qytetaret e Fushë-Alia është fokusuar tek investimet.

Muharem Rama; “Ju premtoj këtu solemnisht se jemi të vendosur që ti thellojmë edhe më tej investimet e nisura. Kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama. Investimet për Fushë Alien, për Bllicen dhe gjithë zonat që përfshin njësia administrative e fushë Cidhenit do të jenë shumë herë më të mëdha”.

Zgjedhjet per Bashkinë e Dibrës do te mbahen ne 11 shtator, proces qe vjen pas shkarkimit te ish-kreut te bashkisë Shukri Xhelili, i cili kërkoi favore seksuale ne këmbim te nje vendi pune.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?