Cili kandidat kryeson nga numërimi i 44 kutive në Dibër
Dje Dibra mbajti zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë. Ndërkohë që procesi i numërimit është ndërprerë, e pritet të ri-nisë në orën 10:00.
Sipas KQZ-së, dje kanë votuar 34 mijë votues, ndërsa rezultojnë të jenë numëruar 44 qendra votimi nga 118 që janë gjithsej.
Deri më tani, në avantazh është kandidati i majtë Muharrem Rama, i cili nga 44 kuti të numëruara rezulton të ketë marrë 7373 vota. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Sherefedin Shehu, ka marrë 5817 vota. (Rama kryeson me 1 516 vota më shumë se Shehu).
Në përqindje, deri tani Muharrem Rama ka marrë 55.90%, kundrejt 44.10 të rivalit demokrat Sherefedin Shehu.
Deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, nuk janë shënuar incidente në numërimin e kutive, ndërsa policia ka rrethuar qendrën e numërimit. Sipas parashikimeve nga drejtuesit e KZAZ numërimi pritet që të përfundojë deri në mesditën e kësaj të hëne.
Pjesëmarrja në votime ishte 60%.
Ndërsa kampet politike të të dyja forcave pas mbylljes së procesit të votimit u shprehën entuziaste për fitoren e kandidatit të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

