Çlirim Gjata: Në selinë e PD ka pasur grup paramilitar të armatosur

Juristi Çlirim Gjata në një deklaratë për mediat akuzon publikisht Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë se nuk ka marrë masa dhe kontrolle për një grup paramilitar të armatosur, që ndodhej brenda selisë së PD-së ditën e protestës së 8 janarit.

Policia nuk ka bërë asgjë për informacionet e sakta që ka pasur. Në ambientet e PD ka pasur grup paramilitar të armatosur. Ishin të gatshëm që të përdornin armët dhe dhunë kundër protestuesve. Prokuroria dhe policia nuk heton me pamje. Por ndjek penalisht individualisht. Sa i takon 18 protestuesve dolën para gjyqit pa fakte. Kishte raste kur vetë prokurori u shpreh se këtë e ka ndaluar policia, por për të s’ka provë. Këta persona nuk janë kapur në oborrin e PD. Problemi është se policia nuk ka bërë asgjë për grupin paramilitar të armatosur që ka qenë brenda në PD. Asnjë nuk është ndaluar nga policia, pasi ka pasur marrëveshje mes Bashës dhe policisë që ata të rrinë aty dhe mos t’u hyjë asnjë gjemb në këmbë.”, tha Gjata para gjykatës.

SHKARKO APP