”Çmendet” i riu në Vlorë, hipën me makinë në trotuar dhe rrezikon jetën e qytetarëve (VIDEO)

Thirrjet e Policisë së Shtetit dhe lumi i gjobave, nuk kanë sesibilizuar ende të rinjtë që drejtojnë makina luksoze gjatë çdo rregulli rrugor. Në një video të publikuar nga faqja “Aksidente Rrugore”, shihet sesi një i ri i cili për shmangur trafikun, ecën me makinë në trotuar duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve.

Në videon shokuese shihen edhe qytetarë që ecin në trotuar, të cilët largohen me shpejtësi kur shohin automjetin që afrohet. Ky është një alarm që qeveria duhet të marrë masa menjëherë, pasi i ri është edhe shkaktari i aksidentit që i mori jetën 4 pjesëtarëve të familjes Gushi.

Sipas Policisë së Shtetit, në 24 orët e fundit janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh si dhe janë pezulluar 44 leje drejtimi, kjo për shkelje të rregullave të qarkullimit.

SHKARKO APP