FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ç’ndodh nëse Berisha thyen arrestin e shtëpisë? Ja çfarë thotë ish prokurori Beci

Këshilli i Mandateve ka dhënë autorizimin për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, në mënyrë që SPAK të kërkojë në gjykatë masën arrest me burg ose arrest në shtëpi për të, pasi nuk iu bind masës së parë detyim paraqitje.

Ish prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se në rast se Berisha do të thyejë masën e arrestit në shtëpi, atij thjesht do t’i shtohet një vepër tjetër penale.

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli Rakipi: Berisha mund të shkojë në arrest shtëpie. Ç’ndodh nëse doktori del jashtë? Se ai nuk bindet për këto punë. Arrest me burg nuk e merr dot prej moshës. Ç’ndodh?

Swiss Digital Mobile Reklama

Eugen Beci: Gjykata kur cakton masën e sigurimit, cakton edhe kushtet dhe kriteret, me policë apo pa policë, kë mund të takojë, etj. Gjykata e vendos këtë.

Ylli Rakipi: Doktori mund të thotë përshembull do të takoj Flamur Nokën. Si i bëhet?

Andi Tela: Ose do të kërkojë të flasë në Parlament.

Ylli Rakipi: Po sikur doktori të mos shkojë në shtëpi por në seli?

Eugen Beci: Ai duhet të deklarojë banesën ku do të qëndrojë, duhet ose çertifikatë pronësie ose kontratë qiradhënie.

Nëse Berisha del, do të thotë që ti shtohet një vepër tjetër penale. Fatkeqësisht do të marrin edhe policët për shpërdorim detyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?