CNN rendit Shqipërinë mes gjashtë destinacioneve ideale për të pushime: Vjeshta, kohë perfekte për ta vizituar!

Rrjeti prestigjioz amerikan, CNN e rendit Shqipërinë ndër 6 destinacionet ideale për turistët e vjeshtës. Në një artikull dedikuar atyre që pëlqejnë udhëtimet në periudhën shtator-tetor, CNN sugjeron Parqet Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Santa Fe-në, Nju Meksikon, Japoninë, dhe Disney World, si vendet perfekte për pushime, duke shmangur fluksin e verës.

“Turmat pakësohen, çmimet në disa destinacione ulen nga tarifat e sezonit të pikut dhe biletat e fluturimit bien ndjeshëm me ardhjen e vjeshtës”, thuhet në artikull.

Prestigjiozja amerikane nënvizon faktin se ata që pëlqejnë detin kanë vërshuar në Shqipëri për plazhet e saj të bukura, por për periudhën shtator -tetor, sugjerohen Bjeshkët e Nemuna dhe lumi i egër i Vjosës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse doni të shkoni në një nga destinacionet më të njohura evropiane, vjeshta do të jetë akoma më e lirë se vera”, thuhet në artikullin e CNN, ku theksohet gjithashtu se udhëtarët e vjeshtës ka të ngjarë të kursejnë më shumë se 30% në biletat e avionit për në Evropë, duke shmangur kulmin e udhëtimeve verore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkrimi nga CNN 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?