Çollaku: Propaganda qeveritare po trajton Beogradin si “Mekë Politike”
“Propaganda qeveritare po trajton Beogradin si “Mekë Politike”. Kryeministri Rama vizite në Beograd, duhet të jetë lajm dhe detyrë normale e një kryeministri. Rama nuk po shkon për Haxh në Mekë, por në Beograd në takim zyrtar. Eshtë anormal entuziazmi i shfrenuar i qeverisë shqiptare dhe propogandës së saj lidhur me këtë vizitë. Një vizitë pritshmëria e të cilës do të jetë afër zero, nuk lë vend për ngazëllim të tillë qeveritar. Motivet e këtij ngazëllimi duhen gërmuar në histori dhe lidhjen e kahershme të së majtës shqiptare me Beogradin. Qeveritaret nostalgjike filoenveristë të Tiranës trajtojnë Beogradin si “Mekë Politike”, edhe pse naivët harrojnë…, Shqipëria është vend anëtar i NATO !!!”- shkruan Çollaku.