Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Copëza nga lehtësia e papërballueshme e një vere banale”/ Gjekmarkaj shkruan për Berishën, shkarkimin e ministrave dhe zgjedhjet në Himarë

Politikë E hënë, 12 Gusht 2024 19:16
”Copëza nga lehtësia e papërballueshme e një vere banale”/ Gjekmarkaj shkruan për Berishën, shkarkimin e ministrave dhe zgjedhjet në Himarë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Copëza nga lehtësia e papërballueshme e një vere banale!

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

1-Sali Berisha

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Liderit të opozitës, Sali Berishës për herë të tretë i shtyhet koha e hetimit, por askush se heton përtej ndalimit të paligjshem në konflikt me Kushtetutën muaj më parë fakt ky që i jep statusin e të burgosurit politik! Ata që besojnë tek drejtesia dhe ata që nuk besojnë në të do duhej të reagonin bashkarisht kundër padrejtësisë, të parët për ti kthyer asaj dinjitetin, të dytët për të vënë në vend të tyrin. Të dyja palët me gjasë e kanë eklipsuar atë në paaftësinë e reagimit shoqeror. Një opozitë e ndaluar është ndalesë për të gjithë perveçse për një qeveri e cila dëshiron të kalojë pragun elektoral pa kundërshtarin real përballë. Faktorët politik sot në Shqiperi janë Sali Berisha dhe Edi Rama. Në një ndeshje duhet të luajnë të dy dhe jo njëri ka topin e tjetri është i lidhur në portë! Nëse nuk është hjeksi apo dorasi Edi Rama duhet të thërrasë i pari që kundërshtari i tij të lirohet dhe procesi ndaj tij të vazhdojë në liri. Burgosja e Sali Berishës është më shumë sesa lojë institucionesh, presion kombëtar e ndërkombëtar mbi to, është një çështje e ndërgjegjës shoqërore! Nëse shoqëria është e interesuar per drejtësi, standartë e garanci demokratike për secilin prej anëtarëve të saj dhe për veten në teresi e zgjidh si çeshtje!

2-Kongresi i PS

Edi Rama hoqi disa ministra nuk dha asnjë shpjegim pse e bëri këtë akt, asnjë analizë, asnjë arsye, si fiq të thatë i gjuajti tutje! Nuk u skuq as nuk u zverdh. Askush se di pse e largoi Taulant Ballen, Meten, Peleshin! Per akuzat e Opozites apo stratagemat e veta të pushtetit? Mori tre fiq të njomë i bëri ministra , nuk dha asnjë motiv pse e qysh, çfarë do të bëjnë më mirë, pse duhen ata. Të ikurit dhe të ardhurit u pajtuan në një gjë se nuk është punë e tyre të dinë se çfarë bëhet me ta. Në PS askush nuk guxoi të pyesë pse! Në atë parti ka vdekur kurajo dhe kurioziteti, dyshimi dhe mendimi. Qeshin kur duhet qarë e qajnë kur duhet qeshur. Interesat dhe fryrja e barkut kanë vrarë çdo idealizem dhe dashuri për këtë vënd! Ato e shnderrojnë Liderin në sundimtar.

3-Arben Ahmetaj

Personalisht nuk kam ndryshuar as mendim e as qendrim ndaj Arben Ahmetajt. Suksesi i tij bazohej në servilizem! Arroganca e tij në korrupsion! Ai gjatë ka qënë nr 2 zevendesi i Edi Rames më i rëndesishmi që ka ngrënë “dardha pas shpine”, sot i akuzuar nga drejtësia jonë por edhe një akuzues ndaj vetë drejtësise, shefit të tij e ish kolegëve! Akuza të tmerrshme të cilat meritojnë të konsiderohen një për një dhe ti jepet qytetarëve shqiptar një shpjegim rracional e jo mohim politik për to!! Tipa të tillë janë më të vertete në rrezik se në “lavdi”!

4-Zgjedhjet në Himarë!

Në Himarë u bënë një palë zgjedhje në një sfond kinse nacionalist. Mazhoranca solli një “grek” nga Dropulli e tha se ky do shpetojë shqiptaret nga Greqia. Një grek mjafton të respektojë Kushtetuten e Shqiperise e të jetë nënshtetas i saj dhe mund të bëhet edhe President i Republikes! Opozita vuri një “shqiptar” nga Dhermiu për të cilin u tha që ky do ju bëjë derman “grekeve” nga shqiptaret!! Po nuk qe aspak thelbi ky. Folklori perdoret si çati per strehen e maskarenjve që duan toka e prona. Qeverise i duhej ajo Bashki dhe per këte nuk lejoji mbi 6 mijë veta të votojnë, shpernguli gjithë shtetin e partinë me kuç e maç e anipse arrestoi Kryetarin fitues e “mundi” anen e fituesit me pothuaj 1500 vota! Një Zot e di se ç’ka bërë kjo qeveri per Himaren gjate 15 muajve për të thelluar diferencen!! Ajo çka ndodhi në Himarë nëse nuk ndalohet do të ndodhë në Pranverë në të gjithë Shqiperinë! Manipulim, tjetersim, shtim listash, ndalim votuesish, presion nga bashkimi shtet parti, para si lubrifikant, kercenim nga çunat ku ajo nuk bën punë! Nese propagandistet e pushtetit e quajnë ketë problem vetem të Opozites janë në punen e tyre por nese dikush tjeter që nuk është pjesë e kesaj frote e mendon kesisoj e ka gabim. Ky është problem i Shqiperisë dhe i shqiptarëve. Gjithmonë do të gjindet një “spiromilo” për ti vrarë zgjedhjet nese ne nuk vrasim “spiromilon” brënda nesh!

5-Zjarret!

Shteti ynë dhe Kryeministri i shtetit flasin për satelitë në Hënë të cilet fluturojnë si presh! Zjarret bëjnë kudo kerdinë. Në Shengjin të Lezhes arriten pikun. Indiferenca e pakujdesia vunë në rrezik qytetin, jeten e pronen! Imazhi? Është ai që mbeti pas djegies-i nxirë! Zjarret vazhdojnë! Barbarët percelluan edhe Finiqin një nga qytetet kryesorë të botës antike ilire! Zjarrfikesit nisen! Rruges u bien gomat, u prishet motori, nuk kanë ujë! Perfundojnë banoret ,ushtarët e policet me fshesa shqope e dege pishe per të luftuar me flaket! Në fund meshira e fqinjeve bie mbi ne si shi kunder djegies. Nese nuk do vidheshin kilometrat , inceneratoret, sterilizimet sa aeroplane kunder zjarrit do kishim pronë tonen? Boll ! Pensione e rroga më të larta ? Natyrisht më shumë! Nëse nuk vidhet këtë vit me të njëjtin ritem duhen blerë nja dy se Vera vjen prapë, zjarret po ashtu sidomos babezia e mafies së ndertimeve do të rritet per të kapur token djerr!

6-Rruga Milot-Balldre

Ajo që prej vitesh ndodh në aksin Milot-Balldre është një atentat i perditshem ndaj dinjitetit njerzor, ndaj banoreve, ndaj atyre “heronjve” që duan të bëjnë turizem në veri! Me orë të tëra mund të rrish në ato 15 km. Trafik trafik trafik i pambarim. Koha ndalet, makina mxehet, durimi shtetrret, zemerimi e fyerja mbesin pa zë! Gjë e mirë që Dukati lidhet me Progonatin apo Qeparoi me Terbaçin, Bregu me Vloren nga Tuneli i Llogarasë! Bukur kur ke edhe rruge panoramike per ta kqyryr kur je ngeshem qytetin edhe nga lart, ti bësh lulishte e bahçe tek e fundit Edi Rama është me origjine andej dhe po ja bën nderet nahisë së vet po ai pretendon të jetë edhe Kryeminister i të gjitheve!Ai po sillet me logjiken e komiteteve të shpetimit të1997 ndaj Veriut ! Në Milot gjeni proven në Balldre merrni vertetimin! Në Shkoder gjeni vetem Benetin që buzeqesh pa asnjë premtim të mbajtur! Ah po ka vajisur oren që ka ndertuar “inglizi”!

7-Vera!

Duket sikur kjo verë nuk është një stinë por një gjëndje shpirterore ku lehtesia e paperballueshme e banalitetit shperndahet me fjalet, rrezet e diellit dhe gjumin e pasdites!

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 16 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 17 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 18 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 19 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.