Covid-19 në Shqipëri/14 raste të reja në 24 orë, 274 persona janë aktivë
Covid-19 vijon të jetë prezent në Shqipëri dhe rastet e reja këtë të dielë kanë pësuar një ulje të kurbës. Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 14 raste të reja me Covid-19. Shkon në 1246 numri i të infektuarve në vend. Harta është zgjeruar me 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës. Ndërkohë, numri i të shëruarve ka shkuar në 938. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person dhe numri i viktimave është 33.
Deklarata e plotë
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve. Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës.
Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid-19. Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me Covid-19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1246 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.
Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin dhe ruajtjen e higjienës vetjake. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.
COVID-19 – Statistika (7 Qershor 2020)
Testime totale 18290
Testime molekulare 16255
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1246
Raste të shëruara 938
Raste Aktive 274
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 187
Krujë 24
Shkodër 19
Kamëz 14
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1