Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 00:58 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, sipas informacionit të dhënë, duke lënë pas në garën për çmimin individual Kylian Mbappé dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Covid-19 në Shqipëri/Rama: 60-70% e popullsisë do të preket

Politikë E hënë, 23 Mars 2020 16:56
Covid-19 në Shqipëri/Rama: 60-70% e popullsisë do të preket
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria deri më tani ka 104 të infektuar, 4 të vdekur dhe 5 të shëruar nga Covid-19 por kryeministri Edi Rama, flet për shifra shqetësuese të të prekurëve. Për ”Abc News”, ai thotë se në ditët në vijim, mund të infektohet 60-70% e popullsisë. Nga ana tjetër, i pyetur sesa teste rezervë kemi, kreu i qeverisë tha se autoritetet në kohë lufte nuk i përgjigjen një pyetje të tillë por siç thekson ai, do të ketë një prekje të masë të popullsisë dhe 80% nuk do e marrin vesh kurrë.

”Asnjëherë autoritete në kohë lufte nuk i përgjigjen një pyetje të tillë kemi mjaftueshëm dhe nuk do të na mungojnë dhe siç mund tu mungojnë dhe vendeve më të fuqishme se ne kapacitete më të mëdha masat shtrënguese të popullsisë. Kjo do të thotë se ne do të prekemi 60-70% nga kjo mesatare 80 për qind nuk do ta marrin vesh kurrë. 20 për qind nga 80% do të kenë dhe simptoma më të dallueshme dhe në këtë grup janë dhe personat që bëhen për reanimacion kjo është arsyeja se masat shtrënguese janë ilaçi i vetëm që bota njeh deri më sot. Ilaçi i njohur janë masat shtrënguese”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Më herët përmes një video live në facebook, këtë herë jo nga shtëpia në Surrel por në Kryeministri, Edi Rama tha se kjo luftë me Covid-19 është e fortë. ”Kjo mortje që ka sulmuar botën synon më të moshuarit dhe më të dobëtit fizikisht mes nesh, pro as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm. Mos luani me zjarrin ju lutem. Do humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, dhe këtë e kemi në dorë ne, duke bërë durim. Mos rrini grumbull por në distancën të paktën 1 metër pas kurrizit të njëri-tjetrit.Kush e ka menduar se kjo luftë do të kalojë pa humbje jete e ka menduar gabim. Virusi do të prekë secilin prej nesh, çfarëdo të bëjmë ne. Gjithçka bëjmë ne ka shumë rëndësi, duke u disiplinuar maksimalisht e ngadalësojmë përhapjen e armikut. Duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart jo duke numër qindra e mijëra të vdekur, larg qoftë. Mos prekni fytyrën pa larë duart, mbajini në distancë të moshuarit t’i përqafoni fort ditën e çlirimit jo t’i qani me lot e mos t’i bëni dot varrimin. Ata që shkojnë në punë të rrinë distancë 1 metër, mos të prekin fytyrën pa i larë duart pasi kanë prekur gjëra të tjera”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, Rama theksoi se në këtë luftë trimëria është të qëndrosh në shtëpi, ndërsa tha se video-komunikimet me qytetarët i ka pasur nga zyra e tij gjatë gjithë javës së kaluar, dhe se vetëm në fundjavë qëndron në banesë. “Unë në shtëpi mbyllem në fundjavë si gjithë të tjerët. Kush e ka harruar kohën e tërmetit ku as xhupin nuk e ndërroja se mbeta rrugëve ditë natë le ta kujtojë dhe t’i lërë dënglat: Jo dil nga bunkeri, jo mos rri në shtëpi, jo shko në zyrë, është kulmi që edhe në këtë kohë kolerë broçkullat vazhdojë po njësoj. Në një luftë si kjo trimëria është të rrish mbyllur dhe detyra ime është të jap shembullin dhe jo të vijë vërdallë të dukem. Nuk jam unë tipi i dukjeve të shtirura, se nuk më ka munguar dukja që kur isha 10 vjeç më i gjati i shkollës, doja të zhdukesha jo të dukesha, pikë e zezë”.

Etiketat e lidhura

Covid-19edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 3 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”
Para 5 orësh

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”
Para 5 orësh

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 6 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Më të lexuarat

1 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 13 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

2 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 17 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 6 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 3 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.