COVID-19 prek dhe Lezhën, infektohet infermierja 54-vjeçare, izolohen kolegët

Lezha i shtohet hartës së të prekurve me COVID-19. Rasti pritet të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme.

Pacientja e parë në Lezhë është një infermiere 54-vjeçare, e cila në testin e bërë gjatë natës së mbrëmshme ka rezultuar pozitive.

E prekura me koronavirus ende nuk dihet nga mund ta këtë marrë infiktimin, por menjëhere janë marrë masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika se mund të jenë infektuar.

54-vjecarja është dërguar mbrem tek Infektivi në Tiranë, dhe pritet që në bazë të gjendjes së saj të vendoset nëse do qëndrojë aty për terapi intensive apo do vetëkarantinohet në shtëpi. BW

SHKARKO APP