COVID 19, Vasili: Të testohet popullsia në zonat kufitare, që të kemi një hartë të shpërndarjes

Ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i ftuar në “Tempora” në Rtv Ora thotë se është e dopmosdoshme testimi i popullsisë në rrethet kufitare për të pasur një panoramë më të qartë të përhapjes së virusit në vendin tonë.

Deri tani numri i të infektuarve me koronaviorus zyrtarisht është 55 dhe Vasili thotë se kemi të bëjmë me një kurbë të sheshtë që duhet monitoruar me kujdes që të mos dalë jashtë kontrollit.

“Tendeca që vërej është se ka një kurbë të sheshtë. Duhet pasur kujdes në këtë tregues lidhur me besueshmërinë.Në rast se tendenca konfirmohet ditët që vinë por jo duke ulur ekzaminimet, mund të arrijmë tendencën e rënies më shpejt. Ky është moment delikat, situata mund të dalë nga kontrolli. Diferencën e bën shtimi i tamponëve. Shpërndarjen e kemi vetëm në 7 rrethe. Kemi rrethe kufitare me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut,  të gjithë janë të prekur.Testimi edhe në zonat të cilat janë kufitare për të krijuar një hartë të shpërndarjes do të na jepte mundësinë e një panorme më të qartë, mbi grupe të targetuara jo rëndom, këtë kërkonte dhe OBSH”, tha Petrit Vasili.

SHKARKO APP