Ç’po ndodh? Ambasadorët e huaj takojnë Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD, ndërkohë që vendimi i apelit është më 3 nëntor
Sot gjykata e apelit në Tiranë nxori njoftimin se me datë 3 nentor do të jap vendimin final se kujt i takon PD.
Ndërkohë ambasadorët e huaj kanë takuar po sot Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD.
Ja se çfarë shkruan Enkelejd Alibeaj pas këtij takimi:
“Ishte kënaqësi e veçantë, që sot të mirëpres sëbashku me kolegët deputetë të PD-së, disa nga përfaqësuesit e Ambasadave në vend: Znj.Yuri Kim, Znj. Christiane Hahmann, Z. Peter Zingraf, Znj.Elisabeth Barsacq, Z. Fabrizio Bucci, Znj. Mia MarzoukZnj. Ruth Huber dhe Z. Vincenzo Del Monaco (OSCE) në një takim shumë të dobishëm për çështje me rëndësi për vendin.
Ky ishte në fakt një nga takimet që ne e kemi patur si format kohë më parë sëbashku me ambasadorët e vendeve kryesore. Objekti i takimit ishin të gjitha ato reforma, dhe aksioni opozitar në tërësi, të cilat ne i kemi filluar dhe shqiptarët i kanë ndjekur në parlament, ndër to: reforma administrative – territoriale, reforma zgjedhore dhe çështje të tjera po kaq të rëndësishme.
Ky ishte një takim i parë për të sqaruar, për të shkëmbyer vizione dhe si i tillë do të vazhdojë dhe me takime të tjera qoftë në këtë format, qoftë dhe në formate të tjera.
Kjo është një praktikë, që duhet ta riinstalojmë dhe njëherë, sepse për këto reforma dhe aksioni opozitar, të cilat besojmë se janë thelbësore për zhvillimin europian dhe për vlerat të cilat ata mbrojnë, do duhet të koordinojmë me partnerët tanë, e që është një detyrim moral e politik i yni për ta bërë”- shkruan Alibeaj.
Mos e kanë vendosur se PD do ta marrë Enkelejd Alibeaj me datë 3 nentor?!