Ç’po ndodh me përmbytjet në Itali? Gazetarja Kepi: Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur
Në Itali vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve dhe stuhive. Më e prekur është zona e Emilia Romagna, ku vijon ende alarmi i kuq. Nesër do mblidhet Këshilli i Ministrave për të miratuar gjendjen e jashtëzakonshme për këtë rajon pas kërkesës së guvernatores Irene Priolo.
Gazetarja Alba Kepi në Itali ka dhënë detaje mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq. Sipas saj bilanci aktual është për 1 të zhdukur, mbi 1500 të evakuuar dhe 1 mijë operacione kërkim-shpëtimi, ndërsa qeveria Meloni ka akorduar 20 milionë euro për banorët e goditur nga përmbytjet.
“Qeveria ka pritur mbledhjen e qeverisë se do lëvrojë 20 mln euro për banorët e goditur nga përmbytjet. 1 person të zhdukur, 1 mijë operacione kërkim shpëtimi nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile, mbi 1500 banorë të evakuuar dhe guvernatorja e Emilia Romagna do të dorëzojë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Është një zonë me alarm të kuq”. Përveç Emilia Romagna-s, situatë problematike tha Kepi, për A2 është edhe në Marches, Toskana dhe Ravena.
“Fryrje e lumenjve dhe dalje nga shtrati rajoni Emilia Romagna, është i dyti pas Lombardisë për këtë problematikë. Mjafton reshje shiu dhe të kemi përmbytje të tillë të lumenjve. Në komunat periferike kanë pasur probleme fermat, sipërmarrjet e vogla e të mesme që janë pranë lumenjve apo zonave kodrinore. Në qytete më të mëdha situata nuk është e tillë”, u shpreh gazetarja për A2.