Çuçi: Goditjet ndaj deputetit Sina e papranueshme! Opozita me skenar për të prishur seancat në Kuvend
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi e quajti të papranueshme goditjen e deputetit demokrat Nallbati ndaj deputetit socialist Sina.
Në një prononcim për mediat nga jashtë Kuvendit, Çuçi lajmëroi se do të merren masa me qëllim që të mos përsëriten më skena të tilla.
“Skena e sotme në seancën plenare ishte e papranueshme. Opozita ishin përgatitur për këtë skenar. Është i qartë skenari i atyre për të prishur me çdo formë seancat plenare por ju garantoj se kjo gjë nuk do të ndodhë më”,- tha Çuçi.