Çuçi: Do të lidhim kontratë me një firmë që të vlerësojë bashkitë dhe komunat
Deklarata është bërë në Komisionin e Ligjeve, ku Çuçi ka vënë në dukje se më maj është ngritur një grup ekspertësh për reformimin e qeverisjes vendore; së shpejti në Kuvend do të shkojë dhe ligji i ri për pushtetin vendor, amendamentet e të cilit do t’i shkojnë Kuvendit brenda këtij muaji për një bashkim administrative të sukseshëm. Po ashtu, në 2015-ën pesha e shpezimeve buxhetore për pushtetin vendor do rritet 2.7% e PBB.
Po ashtu, si Koordinator kundër korrupsionit, Çuçi foli edhe për Strategjinë Anti-Korrupsion që është duke u hartuar në konsultim me të gjithë aktorët, pasi lufta ndaj korrupsionit nuk është vetëm përgjegjësi e qeverisë. “Jemi duke parë edhe kornizën ligjore për luftën kundër korrupsionit, – shtoi ai. – Deri tani janë bërë 416 kallëzime penale vetëm për korrupsionin.”
Komisioni i Ligjeve në Kuvend thirri sot në seancë dëgjimore për Progres Raportin e KE 2014: Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçin; Inspektoriatin e Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Shkëlqim Ganajn; Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishin si dhe Ministrin i Drejtësisë Nasip Naço.