Çuçi takon reporteren për Shqipërinë në PE: Rikthimi i opozitës në Parlament, sinjal i mirë!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi u takua gjithashtu me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.

Në një reagim, Çuçi shprehet se e ka informuar zyrtaren e BE për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar

“Diskutuam për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e ngritjes së rolit të Kuvendit në një nivel tjetër mbikëqyrës të negociatave. E informova për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar”, shprehet Çuçi.

Më tej gjatë takimit ai vlerësoi edhe rikthimin e opozitës në normalitet duke i dhënë fund kaosit 4 mujor nëpër komisione dhe seancat plenare.

“Rikthimi i opozitës në normalitet është një sinjal i mirë pas disa muajsh kaosi e sjelljesh aspak europiane. Ne jemi të përkushtuar të vijojmë me reformat dhe të shfrytëzojmë këtë moment të ri të procesit të zgjerimit të BE”,-ka thënë ndër të tjera Çuçi.

SHKARKO APP