Dade kundër PDIU: Do kemi pasoja nga kjo parti
Zgjedhjet e ardhsme parlamentare, kanë hedhur partitë në sulm për alenca e koalicione qeverisëse. Por për deputeten e PS-së, Arta Dada, partia e saj duhet të tregojë kujdes me aleatët e saj. E fjalën e ka për partinë e Shpëtim Idrizit.
Ajo është shprehur se:”Partia Socialiste duhet të bëjë kujdes me aleancat e saj, të cilat në qarqe të caktuara kërkojnë të përfitojnë artificialisht duke ngritur struktura partiake pa asnjë lidhje me zonën”. Nuk dihet pse ky reagim i deputetes socialiste, ku mund të ketë ndonjë rezervë për aleatin e tyre.
Arta Dade dhe i referohet PDIU-së në Kolonjë. E ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, Dade paralajmëroi për pasoja të rënda, për socialistët, nëse sipas saj, nuk shihen mirë degët e aleatëve.
Dade gjithashtu ka analizuar edhe zhvillimet diplomatike në aksin Athinë-Tiranë, duke theksuar se në asnjë takim zyrtar nuk është paraqitur pakënaqësi nga ana e grekeve për çështje të aleancave në Shqipëri.
Si kryetare e komisionit të Punëve të Jashtme në parlamentin e Shqipërisë, nuk kaloi pa komentuar edhe incidentin në mbledhjen e fundit. Ajo u shpreh e shokuar nga sjellja e opozitës në Komision në mbledhjen e së mërkurës me ministrin Ditmir Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

