“Daily Mail”: Bosët shqiptarë u zbuluan nga dosjet sekrete. Po kalojnë kufirin si emigrantë

Shqiptarët në Britaninë e Madhe janë tema më aktuale, dhe për ta shkrimet nga mediet londineze nuk kanë të sosur. Shkrimi i rradhës nga “DailyMail”, prek rrjedhjen e dokumenteve të personave me të shkuar kriminale, që dolën pak javë më parë nga hackerat “Homeland Justive”.

Në shkrim theksohet se këto dosje kanë ekspozuar sesi Shqipëria është në kontrollin e bandave të rrezikshme kriminale, anëtarët e së cilës po tentojnë që të shkojnë në Britani si emigrantë.

Ata citojnë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, i cili më parë është shprehur se zbulimi i dosjeve ka vënë në lëvizje bossët e krimit, të cilët duan të ikin nga Shqipëria. “DailyMail”, shton se në listat e bëra publike, janë përfshirë edhe emrat e shumë prej “bossëve shqiptarë” të profilit më të lartë të drogës që kanë operuar në Britani.

“Në listë është edhe një vrasës i dënuar, i cili u arrestua nga Policia Metropolitane në vitin 2019, pasi kishte kaluar 22 vite në arrati, dhe u deportua në Shqipëri nëntorin e kaluar. Ai kishte përdorur një emër të rremë për të kërkuar azil në MB si një refugjat i rremë kosovar. Në dosje gjenden informacione nga informatorët e shërbimeve të sigurisë që ekspozojnë sesi tentakulat e krimit të organizuar shqiptar janë shtrirë në Britani”.

SHKARKO APP