Dako për Lul Berishën: Do punojë vullnetarisht në Bashki

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar lidhur me akuzat e adresuara në drejtim të Bashkisë lidhur me lirimin me kusht nga burgu të Lulzim Berishës.

Në një deklaratë për mediat, Dako thotë se me Berishën është mbajtur qëndrim korrekt si me të gjithë të burgosurit e tjerë dhe se ka përdorur procedura standarte.

Kryebashkiaku i Durrësit sqaron më tej se nuk bëhet fjalë për punësit të tij me pagesë, porse Lulzim Berisha do të angazhohet në një nga ndërmarrjet e Bashkisë së Durrësit si vullnetar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë Dako thotë se Bashkia ende nuk ka marrë referim nga gjykata e Durrësit për këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë, agjencia BIRN në një shkrim të saj deklaronte se një nga faktorët që kishte ndikuar në vendimin e gjyqtarëve për lirimin me kusht të Lulzim Berishës kishte qenë garancia e tij për punësimin e Lulzim Berishës në Bashki.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit shkruhet se “Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për tu punësuar në ndonjë subjekt privat”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?