Dallimet në Ballkan në raport me Rusinë, Rama: Të rritet ndërveprimi konstruktiv me Serbinë
Në samitin e NATO-s që u mbajt në Madrid, kryeministri Edi Rama përmendi Serbinë dhe ka shpjeguar arsyet pse duhet rritur bashkëpunimi me të.
Kreu i qeverisë thotë se qëndrimet në Ballkan ndaj Rusisë janë të ndryshme dhe për këtë arsye është e domosdoshme ruajtja e stabilitetit.
“Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj, arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit e të nxitjes së bashkëpunimit rajonal, duke rritur ndërveprimin konstruktiv me Serbinë të BE-së dhe vendeve të NATO-s”.