Damian Gjiknuri ironizon dhe paralajmëron…

Në Asamblenë e PS sot Edi Rama shkarkoi Damian Gjiknurin nga sekretar i përgjithshëm i PS, i cili solli fitoren e 7 bashkive në qarkun e Elbasanit.

Të gjithë mbeten të habitur në PS, por vendimi tashmë është ekzekutuar për Gjiknurin. Pas mbarimit të Asamblesë gazetarët e pyetën Gjiknurin për arësyen e shkarkimit, por ai u përgjigj shkurt: “Kemi kohë për komente! Më mirë do bëhet!” tha Gjiknuri.

Përgjigja e tij ishte ironike kur tha “më mirë do bëhet” dhe paralajmëroi se do të hap letrat kur tha se “Kemi kohë për komente”!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në PS tregojnë se Damian Gjiknuri ishte njeriu i Ramës dhe që i ka qëndruar pranë besnikërisht që kur Rama ishte në opozitë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt po bëhen shumë miq dhe të afërt që kryeministri po i largon duke i hedhur në humnerë. Emrat janë të njohur si Sajmir Tahiri, Koço Kokëdhima, Lefter Koka, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati dhe sot edhe Damian Gjiknurin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?