Damian Gjiknuri në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, me ambasadoren Susanne Schütz

Damian Gjiknuri, sekretari i përgjithshëm i PS ndodhet në Gjermani.

Sot ai poston foto nga Berlini si dhe shënimin e mëposhtëm:

“Berlin – Në Ministrinë e Jashtme Federale ku pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ambasadoren Susanne Schütz, një mike e Shqipërisë e cila aktualisht mban detyrën e Drejtoreshës për Europën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës në qendrën e diplomacisë gjermane. Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimim Evropian dhe mbështetja e fortë e Gjermanisë, thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit dhe proceset e pritshme të reformave ishin në qendër të diskutimit të frytshëm me ambasadoren Schütz”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?