Damian Gjiknuri: Në Selanik me strukturat e Partisë Socialiste

Nga Damian Gjiknuri-
Në Selanik me strukturat e Partisë Socialiste dhe mbështetës që jetojnë e punojnë në vendin fqinj.
Diskutuam mbi problematikat me të cilat ndeshen emigrantët dhe atë çka ne mund të bëjmë që në bashkëpunim me autoritetet greke të mund ti adresojmë. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë ndërkaq të gjitha masat për të përmirësuar shërbimet konsullore e gjendur sa më pranë çdo bashkëatdhetari.
Gjithashtu, i informuam për atë çka po bëhet në Shqipëri jo vetëm për tu përballur me sfidat e kohës por për të shëndoshur ekonominë dhe zgjeruar mundësitë që kursimet e tyre emigrantët të vinë ti investojnë në Atdhe. E drejta e votës së tyre tanimë e sanksionuar në Kod garanton shprehjen e vullnetit politik edhe nga vendet ku jetojnë por rasti i Greqisë tregon më së miri se ata e kanë gjetur gjithnjë rrugën për të shprehur mbështetjen me votë qoftë dhe duke u kthyer ne Atdhe në ditën e zgjedhjeve pa pritur bërjen realitet të votës në distancë.
Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike që u ka kushtuar vëmendje bashkëatdhetarëve tanë në Greqi, u ka përcaktuar mandate të posaçme në forumet më të larta drejtuese teksa jemi tanimë drejt përmbylljes edhe të ristrukturimit të degëve tona për të qenë sa më aktiv e prezent në terren. Krijimi i rrjetit të organizatave dhe kordinimi me strukturat e diasporës në çdo bashki do të jetë garancia më e mirë për rezultatet që presim të arrijmë sëbashku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?