Damian Gjiknuri: Pa ju, sigurisht nuk do të kishte qenë e mundur të kemi partinë që shohim sot

Nga Damian Gjiknuri
Sekretar i Përgjithshëm i PS
Gëzuar PS
Një falënderim i përzemërt sot për ata burra e gra, vajza e djem që 32 vite më parë, vendosën sëbashku të themelojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë!
Nuk kemi pse të mos ndjehemi sot krenar. Kjo forcë politike ka dëshmuar më së miri në këto vite se është alternativa më progresiste në Shqipëri. Është energjia pozitive që ka ditur të udhëheqë vendin vetëm përpara duke u përballur jo rrallë me sfida të shumëfishta.
Një mirënjohje për këdo që u angazhua ndër vite si pjesë e Partisë Socialiste, këdo që dha sado pak nga vetja për të bërë realitet ëndrrën tonë të përbashkët, çdo anëtar partie, patronazhist, simpatizant dhe drejtues. Pa ju, sigurisht nuk do të kishte qenë e mundur të kemi partinë që shohim sot.
Fitorja e thellë dhe e padiskutueshme në 14 Maj është “dhurata” më e bukur për këtë 32-vjetor. Një “dhuratë” që duhet dhe do të na bëjë edhe më të përgjegjshëm në qeverisjen e vendit, falë aftësisë sonë për tu vetkorrigjuar e përmirësuar!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?