Damian Gjiknuri prezanton Taulant Ballën në Fier
Aktualitet Politikë E Enjte, 16 Shtator 2021 08:00
Sekretari i Përgjithshëm në PS, Damian Gjiknuri prezanton ish-sekretarin e përgjithshëm Taulant Ballën si drejtues politik në qarkun e Fierit.
Pas takimit Gjiknuri poston foto dhe statusin e tij nga ky takim në Fier:
“Gjatë takimit me strukturat e Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit ku prezantova Taulantin si drejtuesin e ri politik.
Theksova nevojën për të kryer një proces të plotë analize për rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Padyshim, kemi mundësinë dhe duhet të arrijmë një rezultat edhe më të mirë në këtë qark duke nisur prej zgjedhjeve të ardhshme lokale të vitit 2023 e më tej ato parlamentare 2025″.