Damian Gjiknuri: PS-ja nëse nuk do ketë 71 mandate do bëjë qeverinë me partitë e reja

Roli i partive të reja që po krijohen këto ditë, e që PD ka thënë se janë krijuar nga Edi Rama, po zbulohet se kush janë realisht.

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri në emisionin ‘”Real Story” të Sokol Ballës në News24 tha se çfarë ndodh në rast se PS nuk fiton shumicën ose nuk merr 71 mandate. Deputeti thekson se nuk përjashtohen mundësitë e aleancave me parti të tjera.

”Nëse nuk bëjmë shumicë, do bëjmë aleanca me parti të tjera. Ka shumë parti. Nuk gjykojmë tani. Unë them që, do shohim. Do lexojmë vullnetin e popullit. Atëhere fillon preferenca.
Nëse nuk zotërojmë 71 mandate, do bëjmë aleancë me ndonjë faktor politik. Me këto partitë e reja e bëjmë më mire koalicionin ”- tha Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?