Damian Gjiknuri në Forumin Socio–Ekologjik me Martin Schulz dhe dy kryeministra të Rajonit
Aktualitet Politikë E Martë, 22 Nëntor 2022 17:59
Damian Gjiknuri nga Shkupi shkruan:
Në i pari forum i nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor,ku pata kënaqësinë të isha pjesë e panelit të diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për një Europë të vetëmjaftueshme me energji”, bashkë me Presidentin e Fonadcionit “Friedrich-Ebert-Stiftung”, z. Martin Schulz; kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti; kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski; ish-Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, znj. Ann Linde dhe eksperten e energjisë, znj. Hristina Spasevska.
Sfida jonë dhe e mjaft vendeve Europiane sot është zbatimi i politikave ekonomike të bazuara në energji të pastër dhe të gjelbër.
Progresi i Shqipërisë në këtë drejtim qëndron në diversifikimin e burimeve të energjisë; përveç energjisë nga hidro, shtimi i kapaciteteve për burime gjenerimi nga dielli, era etj; si dhe për një konektivitet më të mire në rajon.
Nga ana tjetër, kriza energjitike e lidhur me agresionin rus në Ukrainë ka nxjerrë në pah, mes të tjerash, nevojën për politika të reja rregullatore në nivel europian. Jo gjithcka mund t’i lihet tregjeve dhe duhen investime afatgjatë për intgrimin e rajonit tonë në tregjet europiane dhe Bashkimi Europian duhet të financojë më shumë për infrastrukturën energjitike në rajon.
Së fundi për arritjen e objektivave për emisionet e karbonit dhe frenimin e ndryshimeve klimaterike, vet shoqëritë duhet të ndryshojnë sjellje. Nuk mundemi të kërkojmë klimën e shekullit të XIX me mënyrën e jetesës së shekullit të XXI. Dhe këtu fillon dilema e madhe që kërkon përgjigje kolektive në nivel global”- përfundon Gjiknuri.
Me tej Gjiknuri ka postuar edhe një takim me zv.presidenten e PES(Partia e Socialistëve Europianë), Radmila Šekerinska.
Ja se çfarë poston Gjiknuri në darkë: “Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me zv.presidenten e PES(Partia e Socialistëve Europianë), Radmila Šekerinska, gjithashtu një politikane me shumë eksperiencë në Maqedoninë e Veriut.
Situata politike në të dyja vendet tona, si dhe fuqizimi i rolit të vendeve të Ballkanit në arenën ndërkombëtare, bashkëpunimi dhe mbështetja e PES në përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen Europiane, ishin disa prej temave që diskutuam”.


KOHA JONË SONDAZH

