DASH nderoi Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit, reagon Ambasada amerikane

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar kreun e SPAK, Altin Dumani pasi u shpall kampion kundër korrupsionit për vitin 2024 ditën e djeshme (9 dhjetor).

Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, thuhet në reagim.

SHKARKO APP