DASH uron Shqipërinë: Gati t’ju ndihmojmë për zbatimin e reformës
Departamenti amerikan i Shtetit ka uruar Shqipërinë për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë e vendit.
“SHBA urojnë popullin shqiptar për kalimin e reformës në drejtësi. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për demokracinë shqiptare. Aprovimi unanim i reformës është një mesazh i fortë i bashkimit kombëtar”, ka deklaruar zëdhënësja e DASH, Elizabeth Trudeau në komunikimin me mediat.
Trudeau ka nënvizuar se, “liderët shqiptarë e kanë futur vendin në shinat e duhura të drejtësisë dhe historisë dhe kanë avancuar ato të anëtarësisë në NATO”.
“Ky është gjithashtu një sukses i popullit dhe shoqërisë civile, që nuk u tërhoqën kurrë nga kërkesat e tyre për ndryshim”, ka vijuar zëdhënësja Trudeau.
Ajo ka theksuar më tej se, “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin Shqipërinë në implementimin e kësaj reforme”.
Press Office Director Trudeau: U.S. congratulates people of #Albania on the passage of justice reform https://t.co/jHpBCgDpkR
— Department of State (@StateDept) July 22, 2016
KOHA JONË SONDAZH

