DASH zbardh axhendën e Nuland në Tiranë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur axhendën e Asistent Sekretares për Europën dhe Euroazinë, Victoria Nuland për takimet që do të zhvillojë në Tiranë dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Në njoftimin e DASH thuhet se: “Nuland do të takohet në Tiranë, më 10 korrik, me zyrtarët e qeverisë, liderët e politikës dhe përfaqësues të shoqërisë civile me të cilët do të diskutojë çështje bilaterale dhe rajonale, përfshirë reformën në drejtësi”,raporton 360gradë.al. 

Vizita e Nuland në Tiranë zhvillohet vetëm 10 ditë përpara se në Kuvend të votohet për reformën në drejtësi. Sot Partia Demokratike ka njoftuar se i ka paraqitur maxhorancës një formulë të re, duke hequr dorë nga vendet e rezervuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po më 10 korrik, Nuland do të jetë në Prishtinë ku do të takohet me zyrtarë të lartë atje. Fokusi i bisedimeve do të jetë dialogu Kosovë-Serbi, integrimet euroatlantike të vendit, si dhe lufta kundër korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?