Dashamir Tahiri i kërkon Kolegjit Zgjedhor kthimin e mandatit
Kolegji Zgjedhor ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Dashamir Tahirit për shfuqizimin e vendimit të KQZ për heqjen e mandatit të deputetit.
Në këtë proces janë të pranishëm përfaqësues të KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa Tahiri përfaqësohet nga avokati i tij.
Relator i çështjes është Astrit Kalaja, ndërsa anëtarë të Kolegjit janë Gjin Gjoni, Ridvan Hado, Shkelqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja.
Avokati i Dashamir Tahirit deklaroi se dënimi i klientit të tij është marrë në mungesë dhe ai është vënë në dijeni kur është marrë Prokuroria.
“Ky vendim është i falur ne 2006. Ndërkaq vendimi i KQZ është marrë me një shumicë të thjeshtë dhe duhet të ishte marrë me shumicë të cilësuar” shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

