Data e zgjedhjeve 2025. Presidenti Begaj fton përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ në Presidencë
Presidenti Bajram Begaj do vijojë sot konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.
Orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së është 10:30, ndërkohë në emër të Partisë Demokratike, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi pak ditë më parë se do të refuzohej konsultimet duke e akuzuar se ishin farse, pasi data e zgjedhjeve është paracaktuar nga socialistët.
Takimi me përfaqësuesit e PS-së është në orën 11:30. Më pas Presidenti Begaj pret në zyrë edhe kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi.
Më herët, Presidenti Begaj ka pritur përfaqësues të Partisë së Lirisë dhe të partive të vogla opozitare, të cilët kanë kërkuar 4 majin si datën e zgjedhjeve.