De Biasi: Luajtët shumë mirë

Pas humbjes dëshpëruese me Francën, trajneri Gianni De Biasi ka folur për median. Trajneri i kombëtares u shpreh se, bëmë një lojë shumë të mirë, por që në fund humbëm. Lojtarët janë me moralin poshtë, por u thashë që të mos e lëshojnë veten.

“Pashë entuziazmin e lojtarëve kundërshtarë kur bënë gol, sepse edhe ata nuk e besonin. Këtë natë, ne vendosëm në fushë gjithçka që mundëm dhe kishim. Në pjesën e dytë e kishim mundësinë dhe mendoj së meritonim më shumë.

Në dhomat u thashë lojtarëve se bëmë ç’mundëm dhe nuk ka pse të mërzitemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani është ndeshja e fundit me Rumaninë dhe të gjejmë golin që ende nuk e kemi gjetur në këtë Europian. Të mundohemi të luajmë me cilësinë më të mirë”, u shpreh De Biasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?