Debat në Kuvend! Berisha Unë ndihem një muxhahedin! Balla: S’mund të përfshihemi në çështje të drejtësisë

Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditë, për të diskutuar lidhur me aksionin e policisë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.

Berisha tha se sot ndihet një muxhahedin, luftëtar i lirisë, ndërsa hodhi akuza ndaj policisë për vdekjen e njërit prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është kundërshtuar nga kreu grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili theksoi se Kuvendi nuk mund të përfshihet në çështje që i takojnë drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë nga debati

Berisha: Jam këtu për të deklaruar sot se në këtë moment ndihem më shumë se kurrë njëri prej tyre, ndihem një muxhahedin, luftëtar i lirisë. U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë. Ndihem sot muxhahedin sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie. Ndihem sot muxhahedin më shumë se kurrë, sepse aktakuza e djeshme që lexuat, është historia më e turpshme për një vend. Ajo ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej e tëra në shpifje, trillime të shërbimeve të ajatollahëve ndaj luftëtarëve të lirisë. Aktakuza përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit. Të marrësh ato për bazë, për të ushtruar një reprezalje më të turpshme në historinë e këtij vendi. Ndaj kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm. Kërkoj të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje!

Balla: Ka një formë për prezantimin e kërkesave të ndryshimit të rendit të ditës, të cilat paraqiten para seancës. Teknika do ia mbyllni pak zhurmuesit?

Berisha: Është gjendje emergjente.

Balla: Ky që bën sikur i dhemb barku, kur drejtësia bën detyrën, Kuvendi as nuk mund të përfshihet dhe të ndërhyjë në çështje që i takojnë drejtësisë. Kuvendi nuk mund të përfshihet kurrsesi, është një çështje ku Policia e e Shtetit ka zbatuar fjalë për fjalë urdhrin e prokurorisë, një institucioni që të gjithë kemi besim, në këtë këndvështrim, ju lutem… përdorimi për qëllime politike një personi të ndjerë që ka humbur jetën… në fund do të jetë fjala e drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?