Debate dhe për*lasje gati fizike në grupin e Rithemelimit, Salianji: Bëmë 5 muaj sh*rr që të ulemi sot me Ramën?
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Rithemelimit nuk ka qenë e qetë. Fillimisht ka qenë përplasja gati fizike mes deputetëve Tritan Shehu dhe Bledion Nallbati, të cilët nuk binin dakord për mënyrën se si duhet të vijojë aksioni opozitar. Por nuk ka mbetur me kaq.
Salianji: Vendimi për bisedimet ose “negociatat” në këto kushte është dëmtuese për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Këtë që po marrim sot, uljen ne konferencën e kryetarëve ne e kishim dhe ju e propozuat që ta refuzojmë dhe mos ulemi. Perceptimi që do të krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramën, ne nuk mund të bëjmë sherr për tu ulur me Ramën!
Flamur Noka: Ne sot jemi pranuar si palë dhe si realitet politik siç e tha ambasadori u BE! Aksioni jonë pati sukses sepse ju imponuam qeverisë dhe tani do merremi me terrenin. Ata pranuan qe ne jemi PD pranuan kryetarin e grupit tonë.
Deputeti Luan Baçi ka pyetur nëse ish-kryeministri Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej më shumë se dy muajsh, është apo jo në dijeni të negociatave dhe atyre që ka kërkuar Rithemelimi. Përgjigjja e Bardhit ka qenë “jam konsultuar me ish-kryeministrin Berisha dhe ai është në dijeni të gjithçkaje”.
Ka pasur përplasje verbale mes dy deputetëve, Tritan Shehu dhe Bledion Nallbati. Mësohet se Shehu ka deklaruar se duhet të vijojnë me aksionin në Kuvend, ndërsa ai propozon që të vendosin si kusht edhe lirimin e Sali Berishës, në ”arrest shtëpie” për aferën Partizani.
Kundër ka dalë Nallbati, i cili ka reaguar me tone të ashpra. Sipas tij, Tritan Shehu nuk ka marrë pjesë në aksionin parlamentar. Nallbati më pas ka dalë jashtë dhe ka biseduar me Flamur Nokën.
Tritan Shehu: Ne duhet të shpëtojmë Sali Berishën nga arresti dhe për këtë duhet të vazhdojmë aksionin opozitar. S’kanë farë rendësi këto që marrim (negociatat)
Nallbati: Ik more, ti nuk ke bërë asgjë në Kuvend dhe flet këtu për aksionin.