Debate e përplasje në seancën e sotme në Kuvend

Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me nënkryetaren, Ermonela Felaj, pasi kjo e fundit refuzoi të lexoi letrën e Grupit Parlamentar të PD-së.

Në letrën e firmosur nga 28 deputetë Gazment Bardhi është zgjedhur kreu i Grupit, pasi Basha e hoqi nga ky funksion.

Por Ermonela Felaj refuzoi ta lexojë duke argumentuar se “nuk mund të akuzoni kryetaren e Kuvendit se ka futur Kuvendin në një situatë të paprecedentë, po e bëni ju me provokime të njëpasnjëshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati

Swiss Digital Mobile Reklama

Felaj: Ka replikë me kryetaren e Kuvendit dhe nuk e konsiderojmë njoftim për ta lexuar

Bardhi: Ju nuk çmoni dot njoftimet e grupit të PD, por t’i lexoni, Nuk ka replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren e Kuvendit nëse e lexoni shkresën, nëse keni guxim, do lexoni vendimin e kreut të grupit parlamentar. Ju nuk munt ë bëni asnjë interpretim mbi këtë vendim, thjesht informoni seancën.

Felaj: Atë që duhet ta thoni ju, nuk e thatë. Nuk mund të akuzoni kryetaren e Kuvendit se ka futur Kuvendin në një situatë të paprecedentë, po e bëni ju me provokime të njëpasnjëshme.

Zgjidhni problemet tuaja të brendshme pastaj do mbaj qëndrim për grupet parlamentare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?